VJETËRSIMI i AKUZAVE PËR KRIMET NË UP

Author

“Betimi për Drejtësi”

Tetor 5, 2016

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi”, në të cilin shfaqet hulumtimi rreth hetimeve të zhvilluara për rastin e dallavereve me nota e regjistrime në Universitetin e Prishtinës. Të gjitha përgjimet në këtë rast, flasin për dallavere në regjistrimin e studentëve, të cilat ishin bërë në mes të studentëve dhe autoriteteve vendimmarrëse të Fakulteteve. Por, si u bë që të ngritët aktakuzë vetëm ndaj studentëve? Pse policia dhe prokuroria nuk patën guximin që të hetojnë dhe mundësisht të akuzojnë profesorët, për të cilët njëjtë kishte sms se kanë bërë pazarllëqe me regjistrime e nota? Çfarë thotë prokurori i rastit Abdurrahim Islami për këtë? A i ka mbetë merak atij që kjo lëndë të zgjerohet edhe tek profesorët? Pse u konsiderua lëndë e komplikuar dhe askush su morr me profesorët? Pse vetë prokurori Islami su morr me profesorët? A po merret tash dikush me ta? A ka ndonjë pazar politik që të shpëtojnë profesorët, pa i akuzuar fare, ndërsa studentët të shpëtojnë përmes parashkrimit të lëndës? Pse po zvarritet trajtimi i kësaj lënde në Gjykatë? Sa vepra janë vjetërsuar në këtë lëndë dhe kush ka shpëtuar nga dënimi eventual? Sa kohë ka mbetur që të ikë treni përfundimisht dhe që të gjithë të lirohen për shkak të vjetërsimit të lëndës? Çfarë thonë të akuzuarit, avokatët, prokurori dhe gjykata? Kush është fajtor për vjetërsimin e kësaj lënde? Kush po dëmtohet prej trajtimit të këtij rasti, i cili po vjetërsohet çdo ditë në gjykatë? Hulumtimi është realizuar nga hulumtuesja Bukurezë Surdulli.

Para transmetimit të këtij hulumtimi, ndiqeni rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha Gjykatat e Republikës së Kosovës, të përgatitur nga hulumtuesja Diana Berisha.

“Betimi për Drejtësi” çdo të mërkurë prej orës 21:00 në RTK1.