Trajtimi i krimeve të luftës sipas EULEX-it

Author

“Betimi për Drejtësi”

Tetor 24, 2020
Prishtinë –  Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për krimet e pazbardhura të regjimit të Millosheviqit të kryera në luftën e në Kosovë. Viktimat e krimit vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, ndërsa sistemi i drejtësisë ende nuk e ka kryer punën për të hetuar, ndjekur dhe gjykuar kryesisht e krimeve të luftës, të cilat janë kryer nga regjimi i Milosheviqit.

Në këtë emision trajtohet periudha e trajtimit të rasteve të krimeve të luftës nga Misioni i EULEX-it në Kosovë.

Sa lëndë të krimeve të luftës i ka pranuar EULEX-i nga UNMIK-u? Si janë pranuar këto lëndë? Sa raste për krime lufte i ka trajtuar EULEX-i, sa prej tyre janë hetuar, sa aktakuza janë ngritur, sa aktgjykime kanë përfunduar me aktgjykim përfundimtar? Sa prej të akuzuarve kanë qenë të nacionalitetit shqiptar, serbë dhe të tjerë? Sa prej të dënuarve kanë qenë të nacionalitetit shqiptar, serbë dhe të tjerë? Si ka mundësi që ka një diskrepancë kaq të madhe në mes të serbëve dhe shqiptarëve që janë akuzuar dhe gjykuar për krime lufte në Kosovë, duke pasur parasysh se çfarë ka ndodhur në luftën e Kosovës, duke ditur se kush ka qenë agresori dhe kush ka qenë viktima? Cilat kanë qenë sfidat në trajtimin e rasteve të krimeve të luftës? Sa raste të krimeve të luftës i keni dorëzuar tek autoritetet vendore dhe kur i keni dorëzuar ato?

Për të gjitha këto dhe më shumë rreth trajtimit të rasteve të krimeve të luftës, ndiqeni intervistën me Paul Flynn, Shef i Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe Çështje Ligjore në EULEX. /BetimipërDrejtësi