Tenderomania në KEK!

Author

“Betimi për Drejtësi”

Shkurt 22, 2017

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për tenderomaninë në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Tenderët në KEK janë shumë dëshmuar si problematik saqë ende janë duke u zhvilluar disa procese gjyqësore për shkak të akuzave për korrupsion. Për korrupsion në tenderët e KEK-ut janë akuzuar edhe krerët e Organit Shqyrtues të Prokurimit, të cilët tash po ballafaqohen në gjykatore. “Betimi për Drejtësi” shfaq hulumtimin për një tender 30 milionësh të KEK-ut, i cili edhe pse formalisht i ka kaluar të gjitha betejat ligjore, madje edhe në OSHP, ende nuk ka përfunduar me nënshkrim të kontratës. Këtë tender, KEK-u ia ka dhënë një konzorciumi Çeko Boshnjak dhe pas ankesave në OSHP edhe OSHP-ja i ka dhënë të drejtë KEK-ut. Madje kanë kaluar më shumë se katër muaj që kur OSHP-ja i ka rekomanduar KEK-ut që ta nënshkruajë kontratën. Por, KEK-u ende nuk e po e nënshkruan kontratën. Operatori ankues, po pretendon se fituesi i tenderit është falsifikator dhe përmes lidhjeve korruptive e ka fituar tenderin e 30 milionë eurove. Me këtë tender, përveç KEK-ut e OSHP-së tash po merret edhe Prokuroria Speciale. Se për çfarë bëhet tenderi bëhet fjalë, ndiqeni hulumtimin e detajuar. Gjatë emisionit do të ndiqni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit të përgatitur nga hulumtuesit e ekipit “Betimi për Drejtësi”.