TË DREJTAT DHE DETYRIMET E OJQ-VE

Author

“Betimi për Drejtësi”

Dhjetor 19, 2015

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për të drejtat dhe detyrimet që kanë OJQ-të ndaj institucioneve në Republikën e Kosovës. Në Ministrinë e Administratës Publike, rezulton se janë mbi 8500 OJQ të regjistruara. Sa prej këtyre OJQ-ve janë aktive dhe realizojnë projekte? Cilat janë të drejtat e OJQ-ve për Lirinë e Asociimit? Cilat janë problemet reale të OJQ-ve? Sa janë transparente fondet që përfitojnë OJQ-të nga donatorët dhe fondet qeveritare? Cilat janë detyrimet ligjore të OJQ-ve në raport me Ministrinë e Administratës Publike dhe Administratën Tatimore të Kosovës? A po i trajton Administrata Tatimore e Kosovës OJQ-të si biznese? Së fundi, MAP dhe ATK kanë ndërmarrë një aksion që të bëjnë rifreskimin e të dhënave të OJQ-ve dhe nëse deri në fund të shkurtit 2016 nuk bëjnë deklarata vjetore, kërcënojnë se këto OJQ do të mbyllen. Si do të veprohet me këto OJQ?

Për të diskutuar për këto probleme mysafirë të Betim Musliut janë:

  1. Bajram Kosumi, Departamenti i OJQ-ve në Ministrinë e Administratës Publike
  2. Sami Salihu, Menaxher i Lartë i Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në Administratën Tatimore të Kosovës dhe
  3. Dardan Kryeziu, Përfaqësues i Platformës Civikos