SPEKTAKLI I “ARRESTIMIT” TË SHABAN SYLËS

Author

“Betimi për Drejtësi”

Maj 15, 2015

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për spektaklin e “arrestimit” të të burgosurit Shaban Syla. Kush është fajtor për dështimin e organeve të drejtësisë, të cilët tentuan të arrestonin Shaban Sylën në shtëpinë e tij, derisa ai ishte duke e vuajtur dënimin në Burgun e Dubravës? Çka ka ndodhur në këtë rast? Kush ka dështuar në koordinimin në mes të institucioneve që është tentuar të arrestohet Shaban Syla, i cili veç ishte duke e vuajtur dënimin në burg? Çfarë koordinimi dhe bashkëpunimi ka aktualisht në mes të institucioneve të drejtësisë? Çfarë thotë i burgosuri z. Shaban Syla? Çfarë thonë për këtë dështim zyrtarët e EULEX-it? Çfarë thotë Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, z. Hamdi Ibrahimi?

Gjithashtu, si zakonisht gjatë emisionit, do të ndiqni tre prej personave më të kërkuar nga organet policore, në rubrikën “Në Kërkim”.