SKANDALI I DYSHIMEVE PËR KORRUPSION NË EULEX!

Author

“Betimi për Drejtësi”

Nëntor 9, 2016

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për skandalin e dyshimeve për korrupsion në EULEX. Ky mision prej verës së vitit 2014 ishte subjekt i mediave  vendore dhe ndërkombëtare  jo për të dëshmuar suksesin dhe rezultatet për të vënë drejtësi në Kosovë, për çka ishte ftuar, por për shkak të dyshimeve për afera korruptive të zyrtarëve të saj, të cilët dyshoheshin se ishin përfshirë në montime e çmontime të rasteve gjyqësore.

Ndiqeni se kush ishin duke u hetuar dhe pse kanë pushuar hetimet në dyshimet për afera korruptive në EULEX? Sa ishin serioze hetimet në zbulimin e dyshimeve lidhur me korrupsionin brenda misionit të Eulex-it? Çfarë akuzash bëhen ndaj shefit të Eulex-it, Gabrielle Meucci? Pse ishte zëvendësuar task forca për hetimin e këtij rasti? Çfarë thotë prokurorja ndërkombëtare Maria Bamieh për pushimin e këtyre hetimeve?

Gjatë emisionit do të transmetohet storia ekskluzive e ekipit të hulumtuesve të emisionit “Betimi për Drejtësi”, e cila ishte transmetuar në lajmet qendrore në RTK .

Gjithashtu do të ndiqni rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha gjykatat e Republikës së Kosovës.