Sinjalizimet dhe mbrojtja e sinjalizuesve

Author

“Betimi për Drejtësi”

Prill 18, 2020

Prishtinë – Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve (LMS).

Në Republikën e Kosovës prej 2 janarit 2019 ka hyrë në fuqi Ligji Nr. 06/L-085 për Mbrojtjen e Sinjalizuesve (LMS), i cili ka përcaktuar rregullat, procedurat e sinjalizimit, të drejtat dhe mbrojtjen e sinjalizuesve si dhe detyrimet e institucioneve publike dhe subjekteve private në lidhje me sinjalizimin. LMS ka përcaktuar ndërtimin e një sistemi të sinjalizimit, e që për konsolidimin e këtij sistemi, i njëjti ligj ka përcaktuar obligime ligjore konkrete për të gjitha institucionet publike dhe private. Në këtë drejtim, LMS ka përcaktuar se secili institucion publik, ndër të tjera, ka për obligim ligjor që brenda afatit prej gjashtë (6) muajve të caktojë zyrtarin përgjegjës për rastet e sinjalizimit si dhe të njoftojë me shkrim të gjithë të punësuarit lidhur me procedurat e sinjalizimit dhe të drejtat e parapara me LMS. Mos zbatimi i këtyre obligimeve ligjore brenda afatit ligjor, sipas LMS-së sanksionohet si kundërvajtje, të cilën procedurë, AKK obligohet që ta iniciojë me së largu brenda gjashtë (6) muajve.

Për zbatimin dhe mos zbatimin e obligimeve ligjore të LMS-së nga ana e institucioneve publike dhe gjithçka tjetër rreth këtij ligji do të kuptoni përmes intervistave me akterët kryesorë, Ministren e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli dhe hulumtuesin e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), z. Lavdim Bajraktari.