Si të dekriminalizohet politika?

Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Tetor 24, 2018

Prishtinë – Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për “Dekriminalizimin e politikës në Kosovë”. Sa ministra, deputetë të Kuvendit e Kryetar të Komunave ushtrojnë pozitat me aktakuza? Si vlerësohet qeverisja e ministrave, deputetëve e kryetarëve të komunave që paradite gjykohen si të akuzuar për korrupsion, e pasdite marrin vendime për të mirën publike? Pse nuk dorëhiqen apo shkarkohen nga detyra këta zyrtarë të lartë politik, të akuzuar dhe dënuar për korrupsion? Si duhet të dekriminalizohet politika në Kosovë? A ka vullnet politik që të bëhet dekriminalizimi i politikës? A është zgjidhja përmes rregullimit ligjor apo përmes Kodit të Etikës nga partitë politike?

Po ashtu, do të mund të ndiqni një storie, në të cilën do shfaqen të gjithë ministrat, zëvendësministrat, deputetët e Kuvendit të Kosovës si dhe Kryetarët e Komunave të cilët po përballen me procedura gjyqësore për shkak të aktakuzave.

Gjithashtu, gjatë emisionit do të ndiqni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit të përgatitur nga hulumtuesit e “Betimi për Drejtësi”.