Shuarja e Task Forcës Antikorrupsion në Policinë e Kosovës

Author

“Betimi për Drejtësi”

Shtator 4, 2021

Shuarja e Task Forcës Antikorrupsion në Policinë e Kosovës nga Qeveria e udhëhequr nga ish-Kryeministri Avdullah Hoti, ishte përcjellë me kritika dhe debate të ashpra nga opozita, shoqëria civile dhe faktori ndërkombëtar.

Më e zëshmja në raport me shuarjen e kësaj Task Force ishte Lëvizja Vetëvendosje, e cila tashmë udhëheq Qeverinë në krye me Kryeministrin Albin Kurti. Këto kritika rritën pritjet se ardhja në pushtet e Kurtit do të kthente debatin në tavolinë për ta fuqizuar Task Forcën e Policisë së Kosovës.

Por, deri më tash ende nuk ka pasur veprime konkrete për një rregullim të shpejtë të statusit të kësaj task force.

Qeveria Kurti rëndësinë e statusit të kësaj task force e ka ulur në njësit, të cilin tenton ta vendosë në binar në dy, tri vitet e ardhshme, përmes ndryshimeve ligjore.

Për më shumë rreth kësaj teme, ndiqni emisionin “Shuarja e Task Forcës Antikorrupsion në Policinë e Kosovës”. /BetimipërDrejtësi