Sfidat në procedimin e gjykimeve

Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Tetor 17, 2018

Prishtinë – Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për sfidat në procedimin e lëndëve dhe gjykimeve në gjykatat e vendit. Gjatë emisionit do të ndiqni dy storie të ndara, që dëshmojnë për trajtim joadekuat të proceseve gjyqësore nga sistemi i drejtësisë. Në rastin e parë, në një proces gjykimi, Shefki Beqiri kishte hyrë në seancë si shoqërues i të akuzuarit, Ajet Ajeti, por nga aty kishte dal si avokat. Madje, një gjë e tillë edhe ishte zyrtarizuar në procesverbalet e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Në rastin e dytë, është trajtuar zvarritja e një lënde gjyqësore, pasi sipas procesverbaleve të gjykatës, tetë herë prokurori nuk merr pjesë në seancat e rastit, ku gjinekologu Hajriz Dërguti, akuzohet për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor. Palët ankohen për zvarritje të rastit, si pala e dëmtuar ashtu edhe pala e akuzuar.

Gjithashtu, në këtë emision si zakonisht do të mund ta ndiqni rubrikën e përjavshme të monitorimit të rasteve të korrupsionit.