Sfidat e sinjalizuesve në Kosovë

Author

“Betimi për Drejtësi”

Nëntor 23, 2019

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për sinjalizuesit dhe mbrojtjen e tyre. Gati një vit prej hyrjes në fuqi të Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve pse ende nuk është nxjerrë legjislacioni sekondar që mundëson zbatimin e këtij ligji? Prej hyrjes së ligjit në fuqi, a ka pasur raste të sinjalizuesve që kanë sinjalizuar shkelje të ligjit? Çfarë mundësish kanë sinjalizuesit të sinjalizojnë shkeljet sipas ligjit të ri? Çfarë procedurash duhet të ndjekin për të përfituar statusin e sinjalizuesit të shkeljeve? Nga kush dhe si vlerësohen rastet e paraqitura të sinjalizuesve? Kur sinjalizuesi ka të drejtë të dal në publik për të sinjalizuar për shkelje? Çfarë hapash institucional janë duke u ndërmarrë për hartimin e legjislacionit sekondar për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve? Për të gjitha këto dhe më shumë rreth denoncimeve për rastet e korrupsionit, konfliktit të interesit dhe deklarimit të pasurisë, ndiqni intervistën me Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli.

Gjatë emisionit, do të ndiqni edhe rubrikën e rregullt të monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha gjykatat e Republikës së Kosovës.