SFIDAT E GJYQËSORIT

Author

“Betimi për Drejtësi”

Mars 3, 2016

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” rreth sfidave të sistemit gjyqësor në Republikën e Kosovës. Cilat janë problemet dhe rezultatet e gjyqësorit në Kosovë? Cilat janë sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët për të realizuar të drejtat në sistemin gjyqësor në Kosovë? Sa ka drejtësi selektive nga gjykatësit? Sa ka kapacitete gjyqësori për të trajtuar rastet e profilit të lartë të korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit, shpërlarjes së parasë dhe veprave tjera karakteristike? Sa po zbatohen politikat e Këshillit Gjyqësor për të trajtuar me prioritet rastet e korrupsionit? Cila është politika e dënimeve nga gjykatësit? A po dënohen vetëm ata që konsidorohen gjynaha, ndërsa po mbesin të paprekshëm të fuqishmit e politikës e biznesit? Sa ka llogaridhënie të gjykatësve? Cilat janë sfidat e gjykatësve në zbatimin e ligjit? A janë të ndikuar nga politika në ndarjen e drejtësisë? A janë të kërcënuar dhe nga kush dhe si duhet të mbrohen? Cilat janë prioritetet e Kryesuesit të ri në sigurimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe në shtimin e efikasitetit të gjykatave?

Për të gjitha këto ndiqeni intervistën Kryesuesin e ri të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Nehat Idrizi.