Sfidat e Departamentit Special

Author

“Betimi për Drejtësi”

Nëntor 30, 2019

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për sfidat e Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Cila është performanca e përgjithshme e Gjykatës Themelore në Prishtinë në vitin 2019? Cilat kanë dhe janë sfidat e themelimit të Departamentit Special? Sa gjykatës dhe staf janë në këtë Departament dhe sa janë të mjaftueshme resurset aktuale për funksionimin e mirëfilltë të tij? Çfarë lëndësh ka në punë tash për tash Departamenti Special? Si janë duke u trajtuar rastet e krimeve të rënda në Departamentin Special dhe apo respektohen afatet ligjore në këto lëndë? Sa lëndë të korrupsionit janë duke u trajtuar nga Departamenti Special? Si është e mundur që në këto lëndë të korrupsionit, nuk ka asnjë profil të lartë të përfshirë? Cilat janë pritjet e Departamentit Special në trajtimin e rasteve të krimeve të rënda? Si do rritet llogaridhënia në trajtimin e rasteve në Departamentit Special? Për të gjitha këto dhe më shumë, ndiqeni intervistën me Kryetaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë, znj. Afërdita Bytyçi.

Gjatë emisionit ndiqeni rubrikën e rregullt të monitorimit të rasteve të korrupsionit të trajtuara në të gjitha Gjykatat e Republikës së Kosovës.