Rrëfimi i të dënuarit Basha për dallaveret në burgje

Author

“Betimi për Drejtësi”

Prill 4, 2018

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për rrëfimin e të dënuarit Bujar Basha për dallaveret në burgjet e Kosovës.

Cili është rrëfimi i tij për jetën e kaluar në burgje për 16 vjet e 8 muaj? Si zhvillohet kontrabanda në burgje? Si menaxhohen burgjet, nga të burgosurit e fortë apo menaxhmenti i burgut? Si rrëfen për katër arratisjet spektakulare nga burgjet e Kosovës ? Në çfarë gjendje është sigurua në burgje? A ka siguri tash dhe sa është e lehtë të ndodhin arratisje të ngjashme si në të kaluarën? Si është e mundur që përmes stafit të kontrabandohen telefonat?

Për këto e ma shumë ndiqeni rrëfimin ekskluziv të Bujar Bashës.

Gjatë emisionit, do të ndiqni rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha Gjykatat e Kosovës të përgatitur nga hulumtuesit e “Betimi për Drejtësi”.