Rishikimi i sektorit të sundimit të ligjit

Author

“Betimit për Drejtësi”

Mars 13, 2018

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për rishikimin e sektorit të sundimit të ligjit. Çfarë po ndodhë me reformën ligjore në sundimin e ligjit? A po bëhen ligjet për sistemin e drejtësisë apo për individët në sistemin e drejtësisë? Pse MD po e fuqizon në kundërshtim me Kushtetutën rolin e Kryeprokurorit të Shtetit? Pse po i jepen Kryeprokurorit të Shtetit, kompetencat e Këshillit Prokurorial? Si ka mundësi që MD të propozojë të drejtën e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit për të ngritur aktakuza, kur nuk janë bazuar në asnjë model të ndonjë shteti? Pse është propozuar heqja e kufizimit të kompensimit për prokurorët, e cila tash ua ndalon kompensimin më shumë se 25% të pagës bazë? Çfarë ndryshimet do të ketë në Kodin Penal? Çfarë politike ndëshkimore do të ketë për vepra penale të korrupsionit sipas propozimit të Kodit të ri Penal? Si do të procedohet me procesin e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës? Sa do të merren parasysh ekspertizat e të gjithë hisedarëve? A do të shërbejë ky proces për qëllime politike apo për të këndellur sistemin e drejtësisë? Si do të bëhet procesi i vetingut për gjykatësit dhe prokurorët? A do të ketë veting për të gjithë sektorin e sundimit të ligjit, përfshi institucionet e sigurisë? Çfarë do të ndodhë me vendimin për pagat për gjykatësit dhe prokurorët? A do të ketë rritje të pagave për gjykatësit dhe prokurorët me ligj? Çka po ndodhë me burgjet e Kosovës? A do të ketë drejtor të Shërbimit Korrektues të Kosovës apo do të vazhdon edhe pas dy vitesh të udhëhiqet ky institucion me ushtrues detyre? Pse është anuluar konkursi për drejtor të mjekësisë ligjore? Çfarë janë rezultatet për kriterin e luftimit të korrupsionit për procesin e liberalizimit të vizave? Për të gjitha këto dhe më shumë, ndiqeni intervistën me Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Gjatë emisionit, do të ndiqni rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha Gjykatat e Kosovës të përgatitur nga hulumtuesit e “Betimit për Drejtësi”.