Rishikimi i sektorit të sundimit të ligjit

Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Prill 27, 2019

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për procesin e rishikimit të sektorit të sundimit të ligjit.

Zvarritjet e shumta të lëndëve në Gjykata, mungesa e rezultateve në luftimin e kriminalitetit dhe mos funksionimi i duhur i mekanizmave të shumtë institucional janë problemet që po vazhdojnë ta radhisin Kosovën si vend me institucione që nuk kanë funksionalitet dhe efikasitet të duhur në sektorin e sundimit të ligjit. Për këto arsye, Kosova tashmë po zhvillon një proces për rishikimin funksional të sektorit të sundimit të ligjit. Rreth këtij procesi dhe më shumë ndiqeni intervistën me Udhëheqësin e Sekretariatit të Procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, njëherësh Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, z. Qemajl Marmullakaj.

Gjatë këtij emisioni do të mund të ndiqni edhe rubrikën e përjavshme të monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjithë gjykatat e Kosovës.