Rastet e shënjestruara për liberalizimin e vizave

Author

“Betimi për Drejtësi”

Prill 11, 2020

Prishtinë – Emisioni “Betimi për Drejtësi” trajton njërën prej temave me interes të madh të publikut, që ka të bëjë me luftën kundër kriminalitetit të rëndë, apo siç njihen në publik, luftimi i krimeve të rënda në rastet e shënjestruara.

Progresi në këto raste, nënkupton luftimin e krimeve të rënda, profilit të lartë dhe konfiskimin e pasurive të fituara përmes aktiviteteve kriminale, gjë që ndikon drejtpërdrejtë në vlerësimet e Bashkimit Evropian për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Prej fillimit të këtij mekanizmi për rastet e shënjestruara e deri më tash, sa raste janë shënjestruar, si janë trajtuar dhe sa kemi dënime e konfiskime të pasurive?

Rreth këtij hulumtimi flasin: hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Gzim Shala, Koordinatori Nacional për rastet e shënjestruara, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj si dhe Koordinatori i Këshillit Gjyqësor për rastet e shënjestruara, gjykatësi i Gjykatës Supreme të Kosovës, Agim Maliqin.