Prokurimi i hapur publik?

Author

“Betimi për Drejtësi”

Shtator 26, 2018

Prishtinë – Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për transparencën dhe llogaridhënien në fushën e prokurimit publik.

Një ndër segmentet më problematike, në të cilën shtrihen veprimtaritë korruptive në sektorin publik, vazhdon të mbetet fusha e prokurimit publik. Në këtë drejtim, transparenca dhe llogaridhënia para publikut vazhdon të mbetet sfidë serioze dhe duke mbajtur larg të gjitha proceset që ndërlidhen me prokurimin publik, ngriten dilema për keqpërdorime të shumta të parasë publike dhe sidomos për të mbajtur përgjegjës të gjithë personat që mund të përfshihen në këto keqpërdorime.

Ndiqeni debatin për prokurimin publik dhe qasjen e publikut në informacionet që janë të qasshme sipas ligjit në këtë fushë. Sa kanë qasje publiku në procedurat e prokurimit publik? Sa institucionet përgjegjëse janë transparente dhe llogaridhënëse në fushën e prokurimit publik? Çfarë po bën shoqëria civile për ta rritur transparencën dhe llogaridhënien e zyrtarëve në fushën e prokurimit publik? Sa është e vështirë për hulumtuesit dhe gazetarët që t’i qasen informacioneve dhe dokumenteve në fushën e prokurimit publik?

Për të diskutuar për të gjitha këto, të ftuar janë: 1. Mexhide Demolli Nimani, drejtore ekzekutive e organizatës “Fol”, 2. Sami Uka, anëtar i Bordit të KRRP-së 3. Jusuf Zejna, hulumtues nga organizata “Demokracia Plus” dhe 4. Besnik Krasniqi, gazetar në Gazetën “Koha Ditore”.

Gjatë emisionit do të ndiqni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit në sistemin e drejtësisë të përgatitur nga hulumtuesit e “Betimi për Drejtësi”.