Prioritetet në sundimin e ligjit

Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Janar 30, 2021

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” ku është trajtuar tema “Prioritetet në sundimin e ligjit”.

Kosova ka hartuar Strategjinë e Sektorit të Sundimit të Ligjit, e cila në këtë fazë gjendet në konsultim publik. Si e vlerësojnë partitë politike këtë strategji, kur dhe si pritet të bëhet miratimi i saj?

Cili është qëndrimi i partive për vetingun? Nëse vlerësojnë se duhet të ketë proces të vetingut, kur pritet ta fillojnë dhe përfundojnë si proces dhe si do ta bëjnë, po ashtu a do ta përfshijnë në proces të vetingut edhe Gjykatën Kushtetuese?

Çfarë përkrahje buxhetore do të ketë sundimi i ligjit në Kosovë në aspektin e buxhetit? Sa do të jetë buxheti vjetor për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Këshillin Prokurorial të Kosovës, Policinë e Kosovës dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës?

Cilat janë tre masat kryesore që partitë politike do t’i ndërmarrin në përmirësimin e qasjes në drejtësi?

A do ta miratojnë partitë politike Strategji për Luftimin e Krimeve të Luftës në Kuvendin e Kosovës dhe nëse po, sa do të ndajnë buxhet për këtë strategji?

Çfarë hapash do të ndërmarrin partitë politike në luftimin e korrupsionit dhe çfarë qëndrimi do të kenë ato në lidhje me Task Forcën Kundër Korrupsion në Policinë e Kosovës?

Për të gjitha këto dhe më shumë, ndiqeni emisionin e plotë. /BetimipërDrejtësi