Politikat e drejtësisë në pandemi

Author

“Betimi për Drejtësi”

Maj 16, 2020

Prishtinë – Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” rreth politikave të drejtësisë në pandemi.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të flasë rreth proceseve të rëndësishme në fushën e sundimit të ligjit që përfshijnë reformat në drejtësi, rishikimin funksional të sektorit të sundimit të ligjit, vetingun në drejtësi, ligjin antimafia, ndërprerjen e marrëdhënies së punës për Kryeshefin e Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar, për takimet e ministres Haxhiu me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, të cilin VV e kanë quajtur lepur, për pritjet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit të Presidentit për mandatarin si dhe temat të tjera me rëndësi në sektorin e drejtësisë. /BetimipërDrejtësi