Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje

Author

“Betimi për Drejtësi”

Tetor 17, 2020

Prishtinë – Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje, që njëherit është parakusht për zhvillimin e demokracisë lokale.

“Betimi për Drejtësi” trajton temën e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e planifikimit të buxhetit të komunave. Cilat janë sfidat dhe praktikat e mira të përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje? Sa janë të vetëdijshëm qytetarët për të drejtat, mundësitë dhe rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin e buxhetimit? Sa i kushtojnë rëndësi komunat sigurimit të pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje? Çfarë mund të bëhet më shumë?

Për të gjitha këto dhe më shumë, ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi”, i cili ju jep përgjigje pyetjeve që ndërlidhen me procesin e planifikimit të buxhetit, ku do të flasin të gjithë akterët e përfshirë në këtë proces.