“Ping pongu” me lëndët gjyqësore

Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Tetor 26, 2019

Ndiqeni hulumtimin e “Betimi për Drejtësi” për trajtimin e lëndës gjyqësore të Ismajl Zogajt, nga institucionet publike dhe sistemi gjyqësor në Kosovë. Do të ndiqni se si Ismajl Zogaj, si anëtar i LDK-së, kishte qenë i punësuar si zyrtarë për pylltari në Komunën e Malishevës. Pushteti i udhëhequr nga PDK e kishte larguar atë nga puna, për shkak se siç e kanë arsyetuar në vendim, Zogaj kishte munguar në punë, duke mos u nënshkruar në listën e evidencës së ardhjes në punë prej datës 19 deri më 23 shtator 2005. Por, Zogaj pretendon se largimi nga puna ishte bërë për shkak të bindjeve politike. Prej largimit nga puna në vitin 2005, Zogaj kishte kaluar nëpër një mal procedurash administrative e gjyqësore për tu kthyer në punë. Gjyqësori disa herë e kishte kthyer çështjen në rivendosje, duke luajtur një lojë të ping pongut. Në këtë mes edhe për gjykatësit ngritën akuza për ndikime politike në vendimmarrje. Se çfarë ka ndodhur me këtë rast, ndiqni hulumtimin e zhvilluar nga Gzim Shala.

Gjatë emisionit do të ndiqni edhe rubrikën e rregullt të monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha Gjykatat e Kosovës.