Përndjekja e gazetarëve në Kosovë

Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Maj 29, 2021

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” ku është trajtuar tema “Përndjekja e gazetarëve në Kosovë”.

Në këtë emision shfaqet hulumtimi i trajtimit të rastit të gazetarit Mentor Gjergjaj. Ai derisa po raportonte, ishte përballur me kanosje, të cilën në vendin e ngjarjes e kishte incizuar dhe atë material e kishte ofruar si dëshmi në prokurori.

I denoncuari ishte akuzuar nga prokuroria, por ishte liruar nga gjykata me vendim përfundimtar. Ndërkohë, personi i akuzuar dhe i liruar për kanosje, i ka bërë kallëzim penal gazetarit Gjergjaj për veprën penale të incizimit të paautorizuar.

Tre vjet pas raportimit, gazetari Gjergjaj po përballet për punën e tij si person i dyshuar se ka kryer vepër penale. Prokuroria thotë se veprimet hetimore në drejtim të Gjergjajt nuk po ndërmerren ndaj tij si gazetar, por si qytetar.

Për më shumë, ndiqeni emisionin e plotë./BetimipërDrejtësi