Pasojat e shpronësimeve për buxhetin dhe qytetarët

Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Maj 22, 2021

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” ku është trajtuar tema “Pasojat e shpronësimeve për buxhetin dhe qytetarët”.

Në këtë emision shfaqet hulumtimi i rastit lidhur me procesin e shpronësimit të një prone në Komunën e Kaçanikut, proces ky që ka filluar në vitin 1987. Ky kontest në mes të Komunës në fjalë dhe familjes Tusha, ka prodhuar tetë vendime gjyqësore.

Pas shumë vendimeve, kësaj familje i ishte aprovuar pjesërisht padia, kur në vitin 2020 Komuna e Kaçanikut ishte detyruar t’ia paguante familjes Tusha mbi gjysmë milioni euro. Mirepo, vendimi i fundit i Gjykatës Supreme e ka ndërruar në tërësi situatën, pasi kësaj familje i janë mohuar të gjitha të drejtat lidhur me pronën e shpronësuar, për të cilën është kompensuar gjysmë milioni euro. Këto mjete tashmë kjo komunë po ia kërkon familjes Tusha, ku kjo e fundit thotë se mjetet i ka harxhuar.

Kjo lëndë e ka edhe një derë në të cilën është trokitur nga familja Tusha, sic është dera e Gjykata Kushtetuese, e cila i ka dëgjuar palër por se ende nuk ka nxjerrë vendim, për të parë nëse në këtë proces gjyqësor ka pasur shkelje të të drejtave themelore të njeriut.

Për më shumë, ndiqeni emisionin e plotë./BetimipërDrejtësi