Pasojat e një lënde të parashkruar!

Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Janar 11, 2020

Ndiqeni hulumtimin e emisionit “Betimi për Drejtësi”, për rastin e palës Ermal Musliu, i cili për më shumë se shtatë vjet ka nisur një “betejë” gjyqësore, pasi pretendon se pa vullnetin e tij, ishte futur si garantues në një kredi të një personi tjetër.

Banka “Raifaissen” në vitin 2012, e kishte kontaktuar palën Ermal Musliu për ta paguar këstin e kredisë, pasi siç thotë ai, atë nuk e kishte paguar kredimarrësja, Mirjeta Ahmeti. Pasi ishte informuar për një gjë të tillë, Musliu pretendon se nënshkrimi i kontratës së kredimarrëses, ku ai figuron si garantues, nuk është i tij, por thotë se është i falsifikuar. Ky rast, ishte iniciuar së pari në Polici, e kjo e fundit kishte ngritur kallëzim penal ndaj një zyrtareje të bankës “Raiffaissen”, por për shkak të parashkrimit, kallëzimi penal më pas ishte hudhur poshtë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Pala Ermal Musliu, kishte vazhduar përpjekjet e tij, duke ushtruar padi, e cila më pas ishte refuzuar nga shkalla e parë, derisa një proces kundër tij, kishte iniciuar banka, ku kjo lëndë është dërguar deri në procesin e përmbarimit.

Si ka ndodhur rasti, çfarë thonë palët dhe ku është momentalisht kjo lëndë, do të mësoni përmes stories së përgatitur nga hulumtuesit Gzim Shala dhe Leotrim Gashi.

Gjithashtu, në këtë emision do të ndiqni edhe rubrikën e përjavshme të monitorimit të rasteve të korrupsionit, në të gjitha gjykatat e Kosovës.