PARABURGIMI NË KOSOVË

Author

“Betimi për Drejtësi”

Korrik 2, 2014

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për fenomenin e shqiptimit të masës së paraburgimit në Kosovë. Kjo masë iu shqiptohet personave të pandehur për ti siguruar ata në procedurën penale. Por, sa shqiptimi i kësaj mase bazohet në ligj, kur ajo kërkohet nga prokurorët dhe kur vendoset nga gjykatësit në Kosovë? Sa shkelen të drejtat e liritë e njeriut me rastin e shqiptimit të masës së paraburgimit pa bazë? Pse prokurorët dhe gjykatësit nuk i zbatojnë masat tjera alternative për sigurimin e të pandehurve në procedurën penale? Pse ata janë kaq solidar për të kërkuar dhe aprovuar masën e paraburgimit? Çfarë shkelje të ligjit bëhen në këto raste kur paraburgimi caktohet pa bazë? Pse nuk arsyetohen si duhet as kërkesat e prokurorëve as vendimet e gjykatësve për caktimin e paraburgimit? Arrestimi dhe paraburgimi a po përdoren në Kosovë për spektakle mediale? Si ndodh që brenda pak minutash të kemi vendime për lirim nga paraburgimi dhe arrestim të tyre, vetëm duke ua ndërruar prangat? Paraburgimet e pabazuara sa po i ngarkojnë burgjet? Sa kompensohen viktimat që mbahen padrejtësisht në paraburgim? Sa po i kushtojnë buxhetit të Kosovës?

Për të diskutuar për këto tema mysafirë janë:
Z. Abdurrahim Islami, Prokuroria Themelore në Prishtinë
Z. Zyhdi Haziri, Gjykata Themelore në Gjilan
Z. Tomë Gashi, avokat
Z. Besnik Berisha, avokat

Gjatë emisionit do të ndiqni rubrikat e rregullta të emisionit “Betimi për Drejtësi”.