Njohja e dyshimtë e vendimit të huaj nga Gjykata

Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Mars 30, 2019

Prishtinë – Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për njohjen e dyshimtë të vendimit të huaj nga Gjykata.

Një shtetase gjermane, përmes një kërkese që kishte bërë në Gjykatën Themelore në Gjilan, kishte arritur që të prishte martesën e parë dhe të lidhte martesën e dytë. Kjo kërkesë e saj kishte arritur që të shqyrtohet për pak ditë. Ish-bashkëshorti i parë, dyshon se ky proces i divorcit të martesës së parë dhe zyrtarizimit të martesës së dytë, ka kaluar nëpër rrugë të kundërligjshme dhe me dhënie ryshfeti. Se ka dhënë para gjatë këtij procesi, nuk e ka mohuar as shtetasja gjermane, që thotë se 160 euro ia kishte dhënë një personi që ishte paraqitur në emër të gjykatësit Afrim Shala. Ky i fundit ka mohuar pretendimet e tilla, derisa ka konfirmuar se ai e kishte lëshuar aktvendimin me të cilin prishej martesa e parë dhe zyrtarizohej martesa e dytë. Çfarë thonë avokatët dhe njohësit e fushës për rastet se si duhet të njihet një vendim i një gjykate të huaj dhe rrugët që duhet të ndiqen që ai të zbatohet në Kosovë ? Çfarë thonë ata edhe lidhur me kompetencën territoriale, pasi që martesa e parë ishte lidhur në Skenderaj ? Emisioni “Betimi për Drejtësi”, ka hulumtuar në tërësi rastin, ka analizuar të gjitha dokumentet si dhe ka intervistuar palët e përfshira.

Gjatë emisionit, do të ndiqni edhe rubrikën e rregullt të monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha gjykatat e Kosovës.