Njohja e aktgjykimeve diskriminuese nga Gjykata Supreme

Author

“Betimi për Drejtësi”

Dhjetor 14, 2019

Prishitnë – Ndiqeni hulumtimin e emisionit “Betimi për Drejtësi” për njohjen e aktgjykimit diskriminues nga Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës.

Si ka ndodhur që në rastin e Hatixhe Avdylit nga Prishtina, Gjykata Supreme e ka marrë për bazë vendimin diskriminues të gjykatave serbe, të nxjerrë gjatë kohës së masave të dhunshme?

Si e kishin dëbuar policia serbe Hatixhe Avdylin nga banesa e saj, dhe çfarë shkruanin gazetat e asaj kohe për këtë dëbim?

Për çfarë arsye ish-Avokati i Popullit në Kosovë i kishte dërguar letër urgjente për këtë rast Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm, Soren Jessen Petersen?

Kush janë gjyqtarët e Gjykatës Supreme që kanë vendosur në këtë rast, ndaj të cilëve është ushtruar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës?

Gjithashtu, në këtë emision do të ndiqni edhe rubrikën e përjavshme të monitorimit të rasteve të korrupsionit, në të gjitha gjykatat e Kosovës.