MOSDEKLARIMI I PASURISË

Author

“Betimi për Drejtësi”

Korrik 8, 2014

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për mosdeklarimin e pasurisë në Kosovë. Mosdeklarimi apo deklarimi i rremë i pasurisë tashmë është vepër penale, e cila ua hap dyert e burgut zyrtarëve të lartë shtetëror. Sa prej këtyre shtetëror nuk e kanë deklaruar pasurinë? Sa prej tyre janë akuzuar dhe dënuar? Deklarimi i pasurisë sa po kontrollohet dhe hetohet penalisht? Deklarimi i pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit a po bëhet vetëm sa për sy e faqe? Si është e mundur që në një institucion të figurojnë të gjithë zyrtarët se janë kredit deri në fyt, në bankën e njëjtë, dhe me shumën e njëjtë? Çfarë anomalish po ndodhin në sistemin e drejtësisë në Kosovë? Si ka mundësi që prokurorët e akuzuar për mosdeklarim të pasurisë, të vazhdojnë të punojnë, madje t’i akuzojnë zyrtarët shtetëror pikërisht për mosdeklarim të pasurisë? Kjo formë e deklarimit të pasurisë a konsiderohet shkelje e privatësisë? Si duhet të deklarohet, kontrollohet dhe hetohet pasuria e zyrtarëve të lartë të shtetit?

Për të diskutuar për këto tema mysafirë të Betim Musliut janë:

Z. Hasan Preteni, Agjencia Kundër Korrupsionit
Z. Sylë Hoxha, Pokuroria Themelore në Prizren
Z. Selim Selimi, Këshilltar juridik i Presidentes Jahjaga

Gjatë emisionit do të mund të ndiqni rubrikat e rregullta të emisionit “Betimi për Drejtësi” si në rubrikën “Në Kërkim” dhe “Në Fokus”.
“Në Kërkim” do të mund të ndiqni e kush janë tre prej personave më të kërkuar nga organet policore, ndërsa “Në Fokus” do të ndiqni se kush janë prokurorët e akuzuar për mosdeklarim të pasurisë, që i akuzojnë zyrtarët shtetëror pikërisht për mosdeklarim të pasurisë? Pse Komisioni Disiplinor i Këshillit Prokurorial të Kosovës nuk i ka suspenduar këta prokurorë? Çfarë thonë prokurorët e akuzuar? Pse e akuzojnë ata Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Hasan Preteni?
Emisioni “Betimi për Drejtësi” transmetohet të martën prej orës20:10 minuta në RTK1, ndërsa ritransmetimi bëhet pas një jave në mesditë.