(MOS) KRIJIMI I GJYKATËS SPECIALE

Author

“Betimi për Drejtësi”

Prill 29, 2015

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për Gjykatën Speciale.  Çfarë do të thotë për Kosovën krijimi i Gjykatë Speciale? Çfarë juridiksioni do të ketë kjo gjykatë dhe si do të funksionojë ajo? Kush do të ndiqet dhe gjykohet në Gjykatën Speciale dhe sa do të jetë numri i atyre që do të përfshihen në akuza? Sa e dëmton Gjykata Speciale sistemin e drejtësisë në Kosovë? A preket juridiksioni dhe sovraniteti i shtetit nga kjo gjykatë? A do të shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut nga Gjykata Speciale? Si do të ndikon kjo gjykatë në imazhin e Kosovës? A do të kalojë Gjykata Speciale në Kuvendin e Kosovës? Si qëndrojnë votat e deputetëve në Kuvend? Çka nëse nuk do të kalojë ?

Për të diskutuar për këtë temë mysafirë të Betim Musliut janë:

Besnik Berisha, Këshilltar për çështje ligjore i Kryeministrit
Besnik Krasniqi, Gazetar
Xhavit Jashari,  Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së
Hydajet Hyseni, Lëvizja Vetëvendosje

Si zakonisht, gjatë emisionit do të ndiqni tre prej personave më të kërkuar nga organet policore në rubrikën “Në Kërkim”.