MOS EKZEKUTIMI I VENDIMEVE GJYQËSORE

Author

“Betimi për Drejtësi”

Shkurt 24, 2016

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi”, në të cilin do të shfaqen dy hulumtime që kanë të bëjnë me drejtësinë që ndahet për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në hulumtimin e parë, do të ndiqni një rast të një aksidenti, i cili kishte ndodhur në vitin 2007 në Mullirin “Mileniumi” në Lipjan. Si i kishte lëshuar lifti prej katit të katërt, tre punëtorët që ngarkonin e shkarkonin miell në këtë mulli? Çfarë rrëfejnë të dëmtuarit që përjetuan tmerrin nga prishja e liftit prej katit të katërt? Çfarë lëndimesh kanë pësuar tre punëtorët nga ky aksident? Si u detyrua Fatmir Sopa të amputoj këmbën e tij? Kush u dënua nga Gjykata për këtë rast të aksidentit të punëtorëve? Çfarë vendimi ka marrë gjykata për kompensimin e të punëtorëve të dëmtuar? Çka po ndodhë me ekzkekutimin e vendimeve të Gjykatës? Çfarë thonë pronarët e Mullirit “Milenium”?

Në hulumtimin e dytë, do të ndiqni se si një gjykatës në Gjykatën Themelore në Prizren, kishte dënuar një shtetas të Shqipërisë me tre vjet burgim për narkotikë dhe të njëjtin kishte vendosur ta lironte nga masa e paraburgimit, derisa të bëhet i plotëfuqishëm aktgjykimi. Pse u lirua nga paraburgimi ky shtetas i Shqipërisë? Pse u lirua automjeti i tipit xhip Mercedes, i cili në momentin kur ishte arrestuar, ishte sekuestruar së bashku me mbi 5 kg narkotikë të tipit marihuanë? Pse ky vendim i Gjykatës Themelore në Prizren është prishur nga Gjykata e Apelit në Prishtinë? Çfarë thotë Gjykata e Apelit në Prishtinë për lirimin e shtetasit të Shqipërisë dhe xhipin e tij, Mercedes? Çfarë thotë gjykatësi dhe çfarë thotë prokuroria? Të gjitha këto ndiqni në emisionin “Betimi për Drejtësi”.