Menaxhimi i pandemisë në burgje

Author

“Betimi për Drejtësi”

Maj 2, 2020

Prishtinë – Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për menaxhimin e pandemisë globale Covid-19, në burgjet e Republikës së Kosovës.

Përballja me përhapjen e koronavirusit është sfidë edhe për Shërbimin Korrektues të Kosovës (ShKK). Deri më tani janë shtatë oficer korrektues të prekur nga ky virus, ku pesë prej tyre veçse janë shëruar. Kurse, ende nuk ka asnjë të burgosur apo paraburgosur të infektuar me koronavirus.

Për të kuptuar për masat e marra dhe menaxhimin e kësaj gjendje të pandemisë në ShKK, ndiqni intervistat me drejtuesit përkatës. /BetimipërDrejtësi