MEKANIZMAT JASHTË GJYQËSOR

Author

“Betimi për Drejtësi”

Nëntor 2, 2016

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për mekanizmat jashtë gjyqësor. Gjykatat në Kosovë, vazhdojnë të ballafaqohen me numër të madh të lëndëve të të gjitha natyrave. Sipas statistikave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, gjyqësori aktualisht ka në punë rreth 400 mijë lëndë të pazgjidhura.  Me qëllim të lehtësimit dhe zvogëlimit të punës së gjykatave edhe në Kosovë janë themeluar profesionet e lira si mekanizëm jashtë gjyqësor, përfshirë zbatimin e praktikave më të mira ndërkombëtare. Profesionet e lira përfshijnë Noterinë, Ndërmjetësimin, Arbitrazhin, Përmbaruesit Privat dhe Administratorëve Falimentues. Si po funksionojnë këta mekanizma jashtë gjyqësor? A ka raste kur noterët, ndërmjetësuesit, përmbaruesit apo administratorët falimentues janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës? A po hetohet dikush prej tyre për keqpërdorim të detyrës? Sa ka arritur Departamenti për Profesione të Lira në Ministrinë e Drejtësisë ta monitoroi dhe mbikëqyrë punën e noterëve, ndërmjetësve, përmbaruesve privat dhe administratorëve falimentues? Cilat janë problemet kryesore në këto profesione të lira? Sa kanë arritur këta mekanizma jashtë gjyqësor ta lehtësojnë punën e sistemit të drejtësisë, duke ia hequr një barrë të lëndëve dhe kontesteve? Cilat janë rezultatet e deritanishme të punës së profesioneve të lira? Sa lëndë janë trajtuar nga noterët, ndërmjetësit dhe përmbaruesit privat? Cilat janë problemet ligjore dhe praktike që keni identifikuar për të cilat ka nevojë të bëhen ndryshime dhe plotësime? Si funksionon Departamenti për Profesione të Lira? Sa ka kapacitete të mjaftueshme profesionale dhe njerëzore  për të ushtruar kompetencat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me ligj dhe strategjitë e miratuara?  Si qëndron Kosova me miratimit e legjislacionit sekondar në këtë fushë? A ka filluar Ministria e Drejtësisë ri shikimin e këtij  legjislacioni dhe sa janë të kënaqur me zbatimin në praktikë? Si funksionojnë bazat e të dhënave? Si funksionin sistemi i licensimit? A është në pajtim me standardet e BE-së? Si funksionojnë dhomat e pavarura të profesioneve të lira? A janë funksionale? Profesionet e lira a kanë pranuar trajnimin e duhur?

Për të gjitha këto ndiqeni intervistën me udhëheqësin e Departamentit për Profesione të Lira në Ministrinë e Drejtësisë, Elbasan Dervishaj.

Si zakonisht do të ndiqni rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha gjykatat e Republikës së Kosovës.