LUFTË APO SPEKTAKËL KUNDËR KRIMIT?!

Author
Prill 27, 2016

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” rreth aksionit të përbashkët Policisë së EULEX-it dhe Policisë së Kosovës për arrestimin e deputetit të Kuvendit të Kosovës Azem Syla së bashku me 40 persona tjerë të dyshuar si grup kriminal. Aksioni i 27 prillit, ka përfshirë rreth 350 policë të cilët kanë bastisur mbi 40 lokacione në tërë Kosovën dhe ka arritur të arrestojë 6 persona. Çfarë hetimesh po zhvillon Prokuroria Speciale lidhur me dyshimet për këtë grup të madh të organizuar kriminal? Sipas Prokurorisë prej kur kanë qenë aktiv ky grup i organizuar kriminal? Kush përfshihen në këtë grup të organizuar kriminal? Kush dyshohet se i ka udhëhequr këtë grup të organizuar kriminal? Cilat ishin veprimtaritë kriminale të këtij grupi të organizuar kriminal ?Sa është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit të Kosovës nga ky grup i organizuar kriminal? Pse nuk u arrestua i dyshuari kryesor si udhëheqës i këtij grupi të organizuar kriminal? Ku gjendet Azem Syla? A paraqet ky rast një luftë të vërtetë kundër krimit apo është spektakël i radhës nga institucionet e drejtësisë?

Për të diskutuar për këtë temë mysafirë të Betim Musliut janë:

Tomë Gashi, Avokat i Azem Sylës

Visar Sutaj, KDI

Arton Demhasaj, Çohu

Parim Olluri, Insajderi