“LUFTA” PËR PRONAT E KONTESTUARA SHOQËRORE

Author

“Betimi për Drejtësi”

Janar 4, 2017

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” rreth statusit të kontestuar të ndërmarrjes ish-“Novi Domi”. Edhe kjo pronë sikurse shumë prona tjera shoqërore, ka status të kontestuar dhe e njëjta është shitur disa herë, shitje këto të cilat janë vërtetuar nga Gjykatat në Kosovë dhe Serbi. Sonte do të shfaqet hulumtimi rreth pronës së ndërmarrjes shoqërore ish-“Novi Domi”, në lagjen Dardania, e cila që nga paslufta ka shërbyer si Faltore. Kjo pronë pretendohet nga shumë pronarë, ndërsa organet gjyqësore ende janë duke zhvilluar procedura gjyqësore për shkak të kontestimit të saj nga shumë palë. Ndiqeni historinë e shitblerjeve të kësaj prone, e cila pret verdiktin final të gjykatës. Për më shumë rreth hulumtimit të këtij rasti, ndiqni hulumtimin e përgatitur nga Besa Maliqi dhe Bukurezë Surdulli.

Si zakonisht gjatë emisionit mund të ndiqni rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës të përgatitur nga hulumtuesit e emisionit “Betimi për Drejtësi”.