“Lufta” për Drejtor të Prokurimit në Polici

Author

“Betimi për Drejtësi”

Shkurt 29, 2020

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për “luftën” për të parin në Drejtorinë e Prokurimit në Policinë e Kosovës. Kjo luftë kishte përfshirë një numër të madh zyrtarësh policorë dhe zyrtarë të tjerë e poashtu kandidatë në dyshimet për kryerjen e disa veprave penale, vetëm e vetëm që ta zgjidhnin kandidatin e preferuar në pozitën e Drejtorit të Prokurimit në Polici. Dyshimet që ngriteshin nga hetuesit e Policisë, shkonin deri tek ndikimet e drejtpërdrejta të menaxhmentit të Policisë së Kosovës, aso kohe Drejtorit Shpend Maxhuni, i cili përmes vartësve të vet, ishte interesuar shumë për rrjedhën e këtij procesi. Pavarësisht se ka shumë elemente, të cilat dëshmojnë për shkelje të ligjit në këtë proces, për të cilat hetuesit policor të Departamentit Special Antikorrupsion, kishin ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale, kjo e fundit, ka nxjerrë aktvendim me të cilin e ka hudhur poshtë kallëzimin penal, me arsyetimin se në këtë luftë për këtë pozitë, mund të ketë pasur shkelje administrative por jo edhe elemente të kryerjes së veprave penale. Se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në këtë rast dhe çfarë thonë protagonistët për mbylljen e këtij hetimi, ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi”.

Gjatë emisionit do ta ndiqni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit në sistemin e drejtësisë.