LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT

Author

“Betimi për Drejtësi”

Mars 9, 2016

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për problemet me të cilat ballafaqohet Prokuroria Themelore në Mitrovicë. Cilat janë sfidat e kësaj prokurorie? Sa ka mungesë të prokurorëve dhe pse po zvarritet emërimi i prokurorëve serb në këtë prokurori? Cilat janë rezultatet e punës së kësaj prokurorie? Cilat është performanca e prokurorëve të kësaj prokurorie? Çka po ndodhë me parashkrimin e lëndëve në Gjykatën në very? Sa po luftohet korrupsioni nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë? Çka po ndodhë me parashkrimin e lëndëve të korrupsionit? Çka po ndodhë me rastin e ish-prokurores së kësaj prokurorie Vahide Badivuku? Për çfarë ka ngritur kallëzim penal prokurorja Badivuku ndaj Kryeprokurorit të Mitrovicës Shyqyri Syla? A ka ushtruar ndikim Kryeprokurori Syla tek prokurorja Badivuku? Kush janë të fortit që i kanë qëndruar mbrapa prokurores Vahide Badivuku? Sa lëndë janë parashtruar ndaj prokurores Badivuku, ndaj së cilës po zhvillohet një proces gjyqësor ?Si vlerësohet trajtimi i lëndëve disiplinore nga Zyra e Prokurorit Disiplinor? Si vlerësohet përfaqësimi i ri në Këshillin Prokurorial të Kosovës?

Për të gjitha këto, ndiqni intervistën me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, z. Shyqyri Syla.