Lufta kundër korrupsionit në Burgun e Dubravës

Author

“Betimi për Drejtësi”

Janar 20, 2016

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për luftimin e korrupsionit dhe kontrabandës në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Me çfarë kushtesh ballafaqohen të burgosurit në Burgun e Dubravës? Cilat janë ankesat kryesore të të burgosurve? Cilat veprimtari korruptive janë më të shprehura në Burgun e Dubravës? Cili lloj i kontrabandës zhvillohet më së shumti? Cili është bashkëpunimi i stafit me kontrabandistët? Sa telefona janë konfiskuar në Burgun e Dubravës? Pse janë dërguar rreth 30 oficierë korrektues në procedura disiplinore? Sa oficierë janë arrestuar për shkak të kontrabandës? Çfarë dyshimesh ngriten për keqpërdorim të detyrës nga ana e stafit mjekor? Çfarë do të ndodhë me stafin mjekësor në lidhje me këto dyshime? Si është e mundur që në dy pavijone janë vendosur dy pengues të valëve të telefonit? Pse nuk janë vendosur më herët?

Për të gjitha këto dhe më shumë ndiqni intervistat me të burgosurit dhe drejtorin e Qendrës Korrektuese në Dubravë, z. Ismail Dibrani.