Lufta kundër korrupsionit

Author

“Betimi për Drejtësi”

Dhjetor 24, 2016

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për “Luftën kundër korrupsionit”.  Në krye të Agjencisë Kundër Korrupsionit, tashmë e kemi Drejtorin e ri, Shaip Havolli. Sonte kemi vendosur ta zhvillojmë një intervistë me ish-policin Shaip Havolli tani drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit rreth veprimeve dhe rezulta4teve konkrete të këtij agjencioni në luftimin e korrupsionit, hetimin e pasurisë së paligjshme dhe hetimin e konfliktit të interesit. Cilat janë institucionet më të korruptuara sipas Agjencionit Kundër Korrupsionit? Si është e mundur që në mbi 90% të tenderëve që ka monitoruar Agjencia ka shkelje t ligjit? Pse është prokurimi publik fusha më e prekur nga korrupsioni? Cilat janë rezultatet konkrete të Agjencisë në luftimin e korrupsionit? Si është e mundur që rreth 60% e rasteve të korrupsionit të Agjencisë të hudhen nga prokurorët? Çka po ndodhë me pasuritë e milionerëve? Apo bëhet deklarimi i pasurisë sa për sy e faqe apo duhet të ndërrojë baza ligjore? Sa po arrin Agjencia të heton konfliktin e interesit? Si duhet të bëhet rishikimi i mandatit të Agjencisë Kundër Korrupsionti? Këto dhe më shumë, ndiqeni intervistën me Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Hasan Preteni.

Por, para se të ndiqni intervistën, ndiqni dy storie të përgatitura. Ndiqni fillimisht rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit dhe më pas storien e cila informon rreth emërimit të Kryetarëve dhe Kryeprokurorëve të rinj në të gjitha Gjykatat dhe Prokuroritë Themelore të Republikës së Kosovës.