Lufta kundër ekstremizmit dhe terrorizmit?

Author

“Betimi për Drejtësi”

Gusht 19, 2014

Në emisionin “Betimi për Drejtësi”, do të ndiqni luftën e shtetit kundër ekstremizmit dhe terrorizmit?
Si u arrestuan rreth 50 persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale që ndërlidhen me ekstremizmin fetar dhe terrorizmin? Si u arrestuan edhe hoxhallartë? Çfarë dyshohet se kanë bërë ata? Sa ka bazë ligjore dhe prova se ata kanë kryer vepra penale? Pse një pjesë e madhe e të arrestuarëve kanë luftuar në Siri dhe Irak? Kush i ka nxitur ata që t’i bashkangjiten luftërave sektare në këto vende?

Si e kanë pritur aksionin e policisë familjarët e të arrestuarëve? Çfarë thonë ata?

Ku qëndron problemi me ekstremizmin fetar në Kosovë? A ka xhami që nuk kontrollohen nga Bashkësia Islame e Kosovës? Si financohen ndërtimet e xhamive nga paratë e organizatave terroriste? Si ka mundësi që 15 vjet pas luftës, Bashkësia Islame e Kosovës, funksionon pa ligj? Kush e kontrollon këtë institucion? Çfarë thonë ekspertët për financimin e dyshimtë të terrorizmit në Kosovë?

Çka është vehabizmi? Kush janë vehabistët në Kosovë? Çfarë bëjnë ata dhe sa janë të rrezikshëm për sigurinë? A ka paragjykime ndaj besimtarëve të islamit vetëm për shkak të dukjes së tyre, për mjekrrat e tyre? Kush janë nxitësit e këtyre rrymave? A ka devijim nga islami tradicional? Kush janë fajtorët për këto devijime? Si duhet të veprohet që të eliminohen elementet ekstremiste për të ruajtur sigurinë kombëtare? Çfarë thotë shefja e shtetit për luftën kundër ekstremizmit fetar ?

Për të gjitha këto tema ndiqni se çfarë thonë në emisionin “Betimi për Drejtësi”:
Atifete Jahjaga, Presidente e Republikës së Kosovës
Blerim Isufaj, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Sevdije Morina, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Baki Kelani, Policia e Kosovës
Ahmet Sadriu, Bashkësia Islame e Kosovës
Shefqet Krasniqi, Imam i xhamisë së madhe në Prishtinë
Enes Goga, Kryeimam në Pejë
Zuhdi Hajzeri, Imam në Pejë
Visar Duriqi, Gazetar
Masar Kukësi, Babai i të kërkuarit Ardian Kukësi
Bashkim Zeqiri, Ekspert i financimit të terrorizmit
Besnik Berisha , Avokat