Ligjshmëria në Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial?

Author

“Betimi për Drejtësi”

Prill 13, 2016

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për ligjshmërinë e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial. Funksionimi i mirëfilltë i sistemit të drejtësisë vazhdon të mbetet sfidë e madhe. Sfidat më të mëdha bien mbi Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial, të cilët janë të pavarur me Kushtetutë dhe obligohen të sigurojnë pavarësinë dhe funksionimin efikas të sistemit gjyqësor dhe prokurorial. Por, sa kanë arritur këta Këshilla të kryjnë detyrimet e tyre ligjore. Për çfarë i kritikon këta Këshilla Raporti i Progresit i Komisionit Evropian? Për dështim në miratimin e legjislacionit sekondar, emërime të kontestuara dhe ndikime politike? Pse nuk merren parasysh vërejtjet dhe rekomandimet e partnerëve ndërkombëtar që mbështesin dy Këshillat? Pse për vite të tëra kanë dështuar Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial në miratimin e legjislacionit sekondar? Legjislacioni i miratuar, sa është në përputhje me Kushtetutën, Ligjet dhe standardet ndërkombëtare? A po përgatiten këto akte për interesa personale? Sa ka gjithpërfshirje në hartimin e këtij legjislacioni sekondar dhe transparencë në raport me publikun? Sa ka llogaridhënie në sistemin gjyqësor dhe prokurorial në zbatimin e obligimeve ligjore? A po e luajnë Këshillat rolin që kanë apo po shërbejnë si organe ku formalisht raportohet nga bartësit e funksioneve gjyqësore dhe prokuroriale?

Për të diskutuar për të gjitha këto, mysafirë të Betim Musliut janë:

Bahri Hyseni
Këshilli Prokurorial i Kosovës

Agim Maliqi
Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Ehat Miftaraj
Instituti i Kosovës për Drejtësi

Arton Demhasaj
Çohu