Ligjshmëria e përfitimeve në Gjykatën Supreme

Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Mars 13, 2021

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” ku është trajtuar tema “Ligjshmëria e përfitimeve në Gjykatën Supreme”.

Ndonëse janë ndër zyrtarët publikë më të paguar në Kosovë, sikurse prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, edhe gjykatësit e Gjykatës Supreme të Kosovës vazhdojnë të përfitojnë të hyra shtesë jashtë pagës bazë, të cilat shkojnë në mijëra euro. Këta gjykatës, që marrin paga mujore që shkojnë nga 2,655.00 euro deri në 2,950.00 euro, kanë vazhduar që buxhetin e tyre ta pasurojnë edhe me të hyra tjera shtesë nga buxheti që mbushet nga taksapaguesit kosovar.

Për këto dhe më shumë ndiqni hulumtimin që dëshmon për ligjshmërinë se si këta gjykatës, të cilët funksionin e tyre e ushtrojnë në instancën më të lartë gjyqësore në Kosovë, përveç pagës së tyre bazë, kanë vazhduar të marrin edhe paga, shtesa, kompensime e mëditje tjera nga buxheti publik.