Ligjet e sfiduara në Gjykatën Kushtetuese

Author

“Betimi për Drejtësi”

Dhjetor 7, 2019

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për ligjet e sfiduara nga Avokati i Popullit në Gjykatën Kushtetuese. Së fundi është ngritur një debat publik rreth kushtetutshmërisë së dy ligjeve bazike, të cilat kanë rëndësi shumë të madhe në funksionimin e administratës shtetërore. Aq debat është ngritur saqë Avokati i Popullit është detyruar të bëjë edhe reagim publik për format e kërcënimit në adresë të këtij institucioni, i cili është kërcënuar që ligjin mos ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese. Fjala është për dy prej ligjeve më të rëndësishme, Ligjin për Zyrtarët Publik dhe Ligjin për Pagat. Kushtetutshmëria e tyre është sfiduar nga Avokati i Popullit në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Për të diskutuar për këto tema, ndiqeni intervistën me Avokatin e Popullit, z. Hilmi Jashari. Intervista është zhvilluar nga Gzim Shala.

Gjatë emisionit do të shfaqet edhe rubrika e rregullt e monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha gjykatat e Republikës së Kosovës.