Liberalizimi i vizave, kur?

Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Tetor 31, 2018

Prishtinë – Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për procesin e liberalizimit të vizave. Sa afër apo sa larg është Republika e Kosovës drejt liberalizimit të vizave? Kush është fajtor për mos liberalizim të vizave, faktori vendor apo Mekanizmat e Bashkimit Evropian (BE)? Cilat janë hapat e mbetur të vendimmarrjes në BE për procesin në fjalë? Si ndikojnë gjetjet e draft-rezolutës së Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian për Raportin e Komisionit për Kosovën 2018, në procesin e liberalizimit të vizave dhe atë të integrimit Evropian? Sa është e rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në përshpejtimin e liberalizimit të vizave? A është duke punuar Kosova në plotësimin e kritereve lidhur me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE-në? A ka dështuar Agjenda e Reformës Evropiane?

Për të gjitha këto dhe më shumë, ndiqeni intervistën me njohësin e procesit të integrimeve evropiane, njëherësh drejtorin e Bordit të Institutit EPIK, z. Taulant Kryeziu.

Gjatë emisionit do të ndiqni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës, përfshirë dhe Gjykatën e Apelit.