Kuvendi i Kosovës “skanon” IPK-në

Author

“Betimi për Drejtësi”

Shkurt 21, 2018

Skandalet në Inspektoratin Policor të Kosovës, ndikimet në konkurse, ndikimet në hetimin e rasteve dhe amnistitë e zyrtarëve policor dhe shumëçka tjetër në veprimtarinë e këtij institucioni tashmë do të jenë pjesë e një procesi të skanimit nga Grupi Punues të cilin e ka krijuar Komisioni për Siguri i Kuvendit të Kosovës. Ndërkohë, ushtruesja e detyrës së Kryeshefes së IPK-së, Miradije Kelmendi, ka suspenduar hetuesin Qerim Bytyqi dhe udhëheqësin e hetimeve, Burim Raçi, pasi sipas saj, dyshohet se ata kanë kryer shkelje të rëndë diskredituese, duke shtrembëruar faktet gjatë hetimit të rastit të Emin Beqirit si një ndër rastet më të ndjeshme të korrupsionit, ku me veprimet e tyre kanë insistuar në kthimin e zyrtarit që po hetohet në vendin e tij të punës. Ky suspendim, vjen pas letrave që këta dy zyrtarë të IPK-së i kanë dërguar ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj, pikërisht për ndikimet e Miradie Kelmendit në konkurs dhe në hetimin e rastit të Nazim Sahitit. Ndërkohë, ministri Flamur Sefaj më në fund ka raportuar në Kuvend. Për të gjitha këto, ndiqeni emisonin “Betimi për Drejtësi”.

Gjatë emisionit do të transmetohet edhe rubrika monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha Gjykatat e Republikës së Kosovës.