Korrupsioni në prokurimin e policisë?

Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Shkurt 23, 2019

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për korrupsionin në tenderët e prokurimit në Policinë e Kosovës. Pse polici Jeton Menxhiqi si anëtar i komisionit për vlerësimin e tenderit të Policisë i ka ndërruar mostrat e një kompanie? Si u ndryshua vlerësimi i Komisionit, pas ndërrimit të kundërligjshëm të mostrave nga polici Menxhiqi, për t’ia mundësuar një kompanie që t’i plotësoj kriteret e tenderit? Si u denoncua polici Menxhiqi për vepër të korrupsionit nga anëtari i Komisionit? Si polici Menxhiqi, sipas policit denoncues, ishte munduar të bëjë marrëveshje me të që të ndryshonte mostrat e një kompanie? Pse Inspektorati Policor i Kosovës e ka vonuar hetimin e këtij rasti? Çfarë thotë drejtori i Policisë Rashit Qalaj për këtë rast? Pse sipas tij, Inspektorati Policor nuk e ka arrestuar policin Jeton Menxhiqi, edhepse ka pasur prova me bollëk për korrupsion? Çfarë thotë Prokuroria? Çfarë thotë Inspektorati Policor e çfarë thotë vetë polici Jeton Menxhiqi?

Gjatë emisionit, do të ndiqni edhe rubrikën e rregullt të monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha gjykatat e Kosovës.