KONFISKIMI I PASURISË

Author

“Betimi për Drejtësi”

Shtator 2, 2014

Në emisionin “Betimi për Drejtësi” ndiqeni debatin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme të fituar përmes krimit në Kosovë. Prokurori i Shtetit ka krijuar një mekanizëm të ri për të luftuar pasuritë e paligjshme apo investimet milionëshe që burojnë aktiviteteve kriminale si dhe janë krijuar Procedurat Standarde të Veprimit për të hetuar krimet e rënda, ku do të shënjestrohen 50 top rastet e mundshme për sekuestrim dhe konfiskim. Kush janë politikanët, deputetët, qeveritarët e biznesmenët që do të futen në këto 50 top raste të Prokurorisë për t’ua konfiskuar pasuritë? Çfarë do të bëjnë prokurorët për të shënjestruar korrupsionin në tenderomani? Si po kërcënohen ata prokurorë e policë që duan të sekuestrojnë pasuritë e fituara nga krimi? A ka mundësi që të keqpëdoren këto mundësi të sekuestrimit dhe konfiskimit nga prokurorët dhe të krijohen dëme të mëdha për qytetarët dhe për shtetin? Si do të mbahen llogaridhënës policët, prokurorët dhe gjykatësit që nuk kanë asnjë rezultat në fushën e sekuestrimit dhe konfiskimit?

Për të diskutuar për këtë temë, mysafirë të Betim Musliut janë:

Z. Shqipdon FAZLIU, Koordinator Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike

Z. Ali Kutllovci, Gjykatës në Departamentin e Krimeve të Rënda – Gjykata Themelore në Mitrovicë

Z. Shaip Havolli, Shef i Hetimeve të Krimeve Ekonomike – Policia e Kosovës

Z. Kujtim Kërveshi, avokat

Gjatë emisionit “Betimi për Drejtësi” do të ndiqni edhe rubrikat e rregullta “Në Kërkim” dhe “Në Fokus”.