KONFISKIMI I PASURISË SË PALIGJSHME

Author

“Betimi për Drejtësi”

Maj 4, 2016

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për konfiskimin e pasurive të paligjshme në Kosovë.  Cila është pasuria e sekuestruar dhe konfiskuar në Kosovë? Sa pasuri të sekuestruar dhe konfiskuar ka në administrim Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar? Pse ka kontradikta në mes të raporteve të institucioneve rreth të dhënave për pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara? Pse ende nuk ka të dhëna të detajuara që tregojnë se nga cilat vepra penale burojnë pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara? Cili është bashkëpunimi ndër institucional në luftimin e pasurive të paligjshme? Pse prokurorët dhe gjykatësit nuk po i zbatojnë dispozitat ligjore të sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurive të paligjshme? Sa prokurorët bëjnë kërkesa për sekuestrim dhe konfiskim? Sa gjykatësit aprovojnë këto kërkesa? A ka neglizhencë nga ana e prokurorëve dhe gjykatësve në trajtimin e rasteve ku ka mundësi për sekuestrim dhe konfiskim? Sa ka raste kur pasuritë e sekuestruara stërshiten pa problem? Pse nuk po lejohet të shiten pasuritë e sekuestruara? Sa po devalvohen këto pasuri të sekuestruara? Sa ka kapacitete Agjencia për mirëmbajtjen e këtyre pasurive të sekuestruara? A ka probleme ligjore në fushën e sekuestrimit dhe konfiskimit? A duhet Kosova të miratojë Ligjin Anti Mafia? Si mund të keqpërdoret ky ligj nga politika dhe sistemi i drejtësisë?

Për të gjitha këto dhe më shumë për luftën kundër pasurisë së paligjshme, ndiqeni intervistën me Drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar, z. Rrahim Rama.