Keqpërdorimet në përdorimin e Procedurës së Prokurimit për Shërbime të Veçanta

Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Mars 27, 2021

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” ku është trajtuar tema “Keqpërdorimet në përdorimin e Procedurës së Prokurimit për Shërbime të Veçanta”.

Prokurimi publik vazhdon të mbetet fushë problematike, e cila njihet në publik si një ndër adresat kryesore ku zhvillohen veprimtaritë korruptive.

Në këtë emision është trajtuar një hulumtim i organizatës INPO, të zhvilluar mbi një aktivitet të prokurimit publik në Komunën e Ferizajt, në vlerën prej 750 mijë eurove. Komuna kishte lidhur kontrata me një kompani në këtë vlerë.

Pas publikimit të gjetjeve të hulumtimit të INPO-së, se kjo kontratë është përplotë shkelje ligjore, madje se ka pasur konflikt të interesit, Komuna e Ferizajt dhe kompania kanë vendosur që ta shkëpusin me marrëveshje kontratën. Pas kësaj, është aktivizuar edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, e cila ka autorizuar hetuesit e krimeve ekonomike që ta hetojnë këtë kontratë, mbi gjetjet e INPO-së.

Për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe po ndodhë me këtë rast në prokurim publik, ndiqni emisionin e plotë ku është trajtuar hulumtimi i INPO-së. /BetimipërDrejtësi