Intervistë: Salih Mekaj

Author

“Betimi për Drejtësi”

Maj 30, 2018

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për akuzat e Salih Mekajt. Çfarë thotë ish-Kryetari i Gjykatës së Apelit në Prishtinë për hetimet dhe aktakuzën e ngritur ndaj tij nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës? Pse Mekaj thotë se politika qëndron prapa aktakuzës së ngritur ndaj tij? Pse sipas Mekajt Prokuroria ka pasur mision politik për ta persekutuar atë përmes gjykimit publik për veprime të cilat nuk janë mbështetur në prova dhe dëshmi? Çfarë thotë Mekaj për përmbajtjen e aktakuzës, provat dhe dëshmitë që janë pretenduar nga Prokuroria? Çfarë problemesh ligjore përmban aktakuza dhe pse sipas tij me çdo kusht Prokuroria ka synuar persekutimin e tij? Çfarë thotë për akuzën e rrëzuar për fajde, në të cilën Mekaj thotë se ishte përfshirë në ndërmjetësim të një borxhi të të afërmve? Sipas tij, si ishte montuar ky rast dhe për çfarë qëllimi? Kush qëndron prapa krejt kësaj? Si i komenton Mekaj akuzat për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës dhe ushtrimit të ndikimit? Çfarë thotë për lidhjen e tij me njërën të akuzuar në rastin e tij? A mjafton sjellja e tij joetike me ofrimin e dorëheqjes nga pozita e Kryetarit të Gjykatës së Apelit? A është penduar Mekaj për sjelljen e tij të pahijshme nga pozita e gjykatësit? Si e komenton akuzën se ai ka ndikuar tek gjykatësit për ta liruar një person të dyshuar? Kush është polici, i cili i ka thënë Salih Mekajt se ka bërë çmos që ai të arrestohet? Kush nga Prokuroria u mundua sipas tij të fabrikoi me çdo kusht prova dhe dëshmi që ai të gjendet fajtor? Çfarë ka ofruar prokuroria për persona të caktuar që të montohet rasti ndaj Salih Mekajt? Çfarë thotë për akuzat publike se familja Mekaj udhëheq një mbretëri kriminale? Çfarë thotë ai për emërimin e tij në krye të Gjykatës së Apelit? Si e komenton përmendjen e emrit të tij në aferën e përgjimeve pronto? A është zgjedhur Salih Mekaj përmes aferës së përgjimeve pronto? Çfarë raportesh ka Sali Mekaj me Adem Grabovcin? Pse sipas Salih Mekajt Policia dhe Prokuroria janë thellë të ndikuara nga politika? Pse sipas Mekajt politika qëndron në tërësi pas aktakuzës së ngritur ndaj tij nga prokuroria? Kujt i ka shërbyer prokuroria me rastin e ngritjes së aktakuzës ndaj tij? Pse Salih Mekaj thotë se gjithçka kundër tij ka filluar me rastin e një vendimi në rastin e procesit gjyqësor kundër Fatmit Limajt?

Për këto dhe më shumë, ndiqeni intervistën me ish-Kryetarin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë, Salih Mekaj.

Gjatë emisionit do të ndiqni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës.